Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Dy arrestime në Jarinjë, Policia sekuestron pajisje të dyshuara për falsifikim.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/07/2026
in Category
0
Dy arrestime në Jarinjë, Policia sekuestron pajisje të dyshuara për falsifikim.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Jarinjës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar pajisje që dyshohet se lidhen me falsifikimin dhe keqpërdorimin e kartelave bankare.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:15, kur gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas serb, janë zbuluar prova të shumta që lidhen me veprimtari të dyshuara kriminale.

Policia ka sekuestruar disa kartela bankare, një laptop, pajisje të ndryshme elektronike, shtatë telefona mobilë, lexues të kartelave bankare, vula të ndryshme, si dhe dëshmi të tjera relevante për hetimin.

Konfiskimi i pajisjeve është kryer në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Kibernetike, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Prodhim, furnizim, shitje, posedim ose dhënie në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim (lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare)”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Related

Previous Post

KBI në Vushtrri reagon ndaj nismës për ndërtimin e një kishe katolike.

Next Post

Në një Big Brother sërish me Limin, Alba: Do ta kuptonit çka do thotë adrenalina e një reality shou..

Next Post
Në një Big Brother sërish me Limin, Alba: Do ta kuptonit çka do thotë adrenalina e një reality shou..

Në një Big Brother sërish me Limin, Alba: Do ta kuptonit çka do thotë adrenalina e një reality shou..

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.