Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dy deputetë të opozitës votojnë për kandidatin e VV-së, Dimal Bashën

Qendra Info by Qendra Info
24/08/2025
in Lajme
0
Dy deputetë të opozitës votojnë për kandidatin e VV-së, Dimal Bashën

Screenshot

0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, dhe ai i AAK-së, Bekë Berisha, kanë votuar “pro” kandidaturës së Dimal Bashës për postin e Kryetarit të Kuvendit, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Basha ishte kandidati i tretë i propozuar gjatë ditës nga VV-ja. Në votim ai mori gjithsej 57 vota për, 25 kundër dhe 24 abstenime, por nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur.

Arben Gashi i LDK-së tha se vendimi i tij ishte një premtim i dhënë më herët ndaj Bashës. “Ma ka kërkuar votën disa muaj më parë dhe ia kisha premtuar. Sot nuk e prisja që të dilte si kandidat, por i kam thënë që kurdo që të dalë, do ta votoj. Është djalë simpatik, jo shumë polarizues, megjithëse me disa deklarata të forta përtej normales, por pa një të kaluar që ta pengojë,” u shpreh Gashi.

Ndërkohë, Bekë Berisha i AAK-së e arsyetoi votën e tij me faktin se Basha nuk ka pasur asnjë detyrë qeveritare. “S’ka pas asnjë detyrë qeveritare. S’mund të flas për të tjerët, por për vete po,” tha ai.

Related

Previous Post

Memli Krasniqi: Vetëvendosje nuk po synon konstituimin e Kuvendit, por vazhdimin e krizës

Next Post

Murati: Kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese, opozita po mban të bllokuar institucionet

Next Post
Murati: Kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese, opozita po mban të bllokuar institucionet

Murati: Kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese, opozita po mban të bllokuar institucionet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.