Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Italia në Kosova gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026.
Sipas policisë, ekstradimet u realizuan nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet italiane, pasi të dy të dyshuarit i ishin shmangur drejtësisë.
Të dyshuarit dhe veprat penale
12 mars 2026 – është ekstraduar personi me inicialet A.B., i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
13 mars 2026 – është ekstraduar personi me inicialet Xh.K., i kërkuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Të dy personat ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL dhe ishin arrestuar më herët nga autoritetet italiane.
Dorëzimi tek autoritetet në Kosovë
Pas mbërritjes në Kosovë, të dyshuarit janë dorëzuar tek njësitet përkatëse policore:
njëri në rajonin e Prizrenit
tjetri në rajonin e Mitrovicës
Policia e Kosovës theksoi se ekstradimet u realizuan në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë në luftën kundër krimit.

