Një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se është shtyrë nga shkallët nga bashkëshorti i saj, pas një konflikti mes tyre.
Rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 15:00, në Hajvali.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, femër kosovare, dyshohet se është shtyrë nga bashkëshorti i saj, mashkull kosovar, duke përfunduar nëpër shkallë.
“Dyshohet se bashkëshorti i saj M/K pas një konflikti që kishin pasur mes vete, e ka shtyrë viktimën F/K duke e hedhur shkalleve”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyja palët janë intervistuar nga policia.
Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

