Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuare për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një rasti të raportuar në rrugën “Ndue Përlleshi” në Pejë.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 26 janar nga ankuesi, i cili ka deklaruar se në shtëpinë e tij, ku qëndron me banim të përkohshëm në SHBA, i janë vjedhur para të gatshme nga një sef.
“Ankuesi ka deklaruar se në shtëpinë e tij ka lënë një shumë të hollash prej 176,900 dollarë amerikanë dhe 3,750 euro, të cilat i janë vjedhur,” thuhet në komunikatë.
Policia bën të ditur se pas një pune intensive hetimore, më 21.04.2026 është arrestuar e dyshuara.
“Pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumën e të hollave të lartcekura,” thuhet më tej.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë,” përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

