Kosova do të përballet të dielën me një ndryshim gradual të motit, megjithatë nxehtësia do të mbetet e pranishme. Krahas erërave të ngrohta dhe rrezeve të forta të diellit, priten edhe zhvillime të vranësirave, të cilat në disa rajone do të shoqërohen me rrebeshe shiu të shpejta, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Institucionet meteorologjike njoftojnë se reshjet nuk do të përfshijnë të gjithë vendin, por vetëm zona të caktuara. Ndërkohë, temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë, duke arritur deri në 30 apo 31 gradë Celsius në mesditë.