E diela në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot me vranësira të pjesshme dhe intervale kohore me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të izoluara mund të ketë ndonjë rigë të shkurtër shiu, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19°C.
Më shumë vranësira priten gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite do të mbizotërojë mot me diell dhe kthjellime të gjera në shumicën e rajoneve të vendit.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, dita e diel do të sjellë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Në disa zona pritet më shumë re në mëngjes dhe paradite, por gjatë pasdites do të ketë kthjellime pothuajse të plota.
Në aspektin termik, i gjithë rajoni do të përjetojë një ditë të ngrohtë për periudhën e tetorit, me temperatura të përshtatshme për aktivitete në natyrë.