Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira lokale gjatë ditës. Në orët e pasdites së vonë dhe në mbrëmje priten reshje të izoluara shiu, ndërsa në viset më të larta malore mund të ketë edhe reshje afatshkurtra bore.
Temperaturat do të luhaten nga 1 gradë Celsius minimalja deri në 17 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri priten më shumë vranësira, ndërsa në jug të vendit parashihen edhe reshje më të shpeshta shiu. Në pjesët tjera të territorit reshjet do të jenë më të pakta dhe të izoluara. Reshje të dobëta lokale mund të paraqiten edhe në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës, por pjesa më e madhe e territorit do të mbetet pa reshje.

