Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe vetëm intervale të shkurtra me diell. Temperaturat do të mbeten pak më të ulëta se vlerat mesatare për këtë periudhë.
Në disa zona mund të paraqiten riga të dobëta shiu, por pa reshje të theksuara.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius.

