Në Kosovë pritet të vijojë me mot pothuajse identik me ditët paraprijëse, pa ndryshime të theksuara atmosferike. Moti do të dominohet nga vranësira të pakta lokale, intervale të shkurtra me diell dhe mjegull e dendur në shumë rajone të vendit.
Mjegulla parashihet të jetë veçanërisht e pranishme në orët e mëngjesit, ndërsa në luginat dhe zonat më të ulëta mund të qëndrojë edhe gjatë gjithë ditës. Kjo do të ndikojë që këto zona të mbeten dukshëm më të ftohta krahasuar me rajonet ku ka hapësira me diell.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 7°C, duke e mbajtur të dielën në kufijtë tipikë të dimrit të hershëm në Kosovë.
Meteorologët paralajmërojnë se kushtet e mjegullës mund të krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, sidomos në mëngjes, ndaj apelohet për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

