E diela në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, i nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat nuk do të shënojnë ndryshime të mëdha, me vlerat minimale që parashihen të arrijnë deri në 11°C, ndërsa ato maksimale deri në 31°C.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, e diela po ashtu sjell mot stabil dhe me diell. Temperaturat do të mbeten verore pothuajse në të gjitha viset, duke u ngjitur mbi 30°C në zonat më të nxehta.