Të enjten në Kosovë pritet mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende parashihen reshje shumë të pakta atmosferike: në ultësira riga ose ndonjë rrebesh i shkurtër shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore fjolla të izoluara bore.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë. Minimalet rreth -3°C, ndërsa maksimalet deri në 7°C.

