Të enjten në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale, me një mëngjes tipik dimri – i ftohtë dhe me acar në shumë zona.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -5°C, sidomos në zonat e ulëta dhe në lugina, ku ngricat do të jenë të pranishme në orët e para të ditës. Gjatë ditës, falë kthimit të erërave nga jugu dhe perëndimi, pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, me maksimale që mund të arrijnë deri në 12°C.
Pasdite vonë, në rrethinën e Peja dhe Istog priten reshje lokale shiu, të karakterit të përkohshëm.
Në përgjithësi, dita do të nisë me të ftohtë të fortë, por do të mbyllet me kushte më të buta dhe relativisht të këndshme për këtë periudhë të vitit.

