Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe herë pas here me intervale të shkurtra me diell. Gjatë ditës reshjet do të jenë të pakta dhe vetëm në disa zona të izoluara, ndërsa në orët e mbrëmjes riga lokale shiu priten në më shumë rajone të vendit.
Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë Celsius minimalja deri në 12 gradë Celsius maksimalja.

