E enjtja në Kosovë do të nisë me mot të ftohtë, ngrica dhe mjegull në shumë zona të vendit. Megjithatë, gjatë ditës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike, me kthjellime dhe rritje të temperaturave, veçanërisht në rajonet ku mjegulla do të tërhiqet.
Në zonat ku mjegulla mbetet më e qëndrueshme, moti do të vijojë të jetë më i ftohtë edhe gjatë ditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të përjetojë një ditë më të ngrohtë dhe me më shumë diell.
Temperaturat pritet të luhaten nga -2°C në mëngjes, deri në 13°C gjatë ditës, vlera këto mbi mesataren e periudhës.
Moti mbetet stabil dhe pa reshje, ndërsa fundjava pritet të sjellë ndryshime të tjera atmosferike.

