E enjtja në Kosovë pritet të vijojë me mot stabil, duke sjellë intervale kohore me diell sidomos në orët e mesditës, ndërsa vranësirat mbeten të pakta dhe lokale.
Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, me shumë rajone që do të përfshihen nga mjegulla dhe ngricat. Në disa zona, për shkak të mikro–klimës, mjegulla mund të qëndrojë më gjatë dhe të ndikojë në rritjen e temperaturave ditore.
Gjatë ditës pritet mot i qetë dhe i qëndrueshëm, me mundësi për kthjellime të shkurtra.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në –5°C, ndërsa ato maksimale mund të arrijnë deri në 10°C — varësisht nga shpërndarja e mjegullës.

