Të hënën në Kosovë pritet mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa rajone vranësirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Temperaturat do të shënojnë një ulje të lehtë. Minimalja pritet të zbresë deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës mund të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Reshje dhe rrebeshe shiu priten kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të Shqipërisë, ndërsa në pjesët tjera të rajonit reshjet do të jenë më të izoluara. Në zonat më të larta malore mund të ketë edhe reshje të dobëta bore.

