Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme dhe lokale shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë relativisht të larta për këtë periudhë kohore, duke mos krijuar kushte për reshje bore në territorin e vendit.
Sipas parashikimeve, riaktivizimi i erërave nga juglindja do të sjellë depërtimin e ajrit të ngrohtë mesdhetar, i cili do të pengojë avancimin e masave të ftohta që kanë shkaktuar reshje bore në disa rajone përreth.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

