E hëna në Kosovë parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Sasitë më të mëdha dhe reshjet më afatgjata priten në pjesën lindore të vendit.
Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë, por pa ndonjë ftohje të theksuar. Vlerat minimale pritet të zbresin deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 10 gradë Celsius.

