E Hëna në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta verore. Pasdite, në disa zona kodrinore-malore do të ketë zhvillim të vranësirave dhe mundësi për rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Sipas parashikimeve, temperaturat do të luhaten nga 13 gradë Celsius minimalja, deri në 31 gradë Celsius maksimalja, e cila pritet të regjistrohet në Dukagjin.
Kushtet e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojnë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ku moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në orët e pasdites, pritet të ketë zhvillime të kufizuara me rrebeshe të izoluara shiu në zonat malore, por pjesa më e madhe e rajonit do të mbetet pa reshje.