Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me ngrica, ndërsa gjatë ditës pritet rritje graduale e temperaturave.
Temperaturat do të lëvizin nga -3°C minimalja deri në 12°C maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, mot kryesisht i vranët, me rikthim të erërave jugore. Lokalisht priten intervale me diell, ndërsa rrallë reshje të dobëta. Temperaturat në rritje në të gjithë rajonin.

