Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil dhe me diell, i shoqëruar nga temperatura të larta për këtë periudhë të vitit. Minimalet do të zbresin deri në 12°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 32°C.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, e marta sjell mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm. Temperaturat do të ngjiten mbi 30°C në shumicën e rajoneve.
Për reshje atmosferike nuk parashihen kushte, duke bërë që kjo ditë të karakterizohet nga stabilitet i plotë dhe vapë verore.

