E marta do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm në të gjithë rajonin, me vranësira të herëpashershme dhe periudha me diell.
Në Kosovë, pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë, në disa zona, mund të ketë rigë të dobët shiu, ndërsa erërat e ftohta veriore do të vazhdojnë të ndihen gjatë ditës. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17°C, duke sjellë një ditë tipike vjeshte me freski të lehtë.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, e marta do të sjellë moti të qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pakta lokale.
-
Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës do të kenë më shumë vranësira ditore,
-
ndërsa në Shqipëri moti do të jetë më i kthjellët, veçanërisht në zonat perëndimore, ku pritet të mbizotërojë mot relativisht i ngrohtë.
Meteorologët parashikojnë që në ditët në vijim temperaturat të mbeten në të njëjtat vlera tipike të mesit të tetorit, pa ndryshime të mëdha atmosferike.