E marta në Kosovë do të jetë nën shenjën e një stabiliteti të plotë atmosferik, me mot të kthjellët dhe temperatura mbi mesataren e stinës.
Sipas parashikimeve, mëngjesi do të jetë relativisht i freskët, me temperatura minimale deri në 11°C, ndërsa gjatë ditës pritet diell i bollshëm dhe nxehtësi verore, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 32°C.
Kushtet e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojnë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ku moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me temperatura të larta. Pasditja mund të sjellë vranësira të lehta lokale në zonat malore.