Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot pak më i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Vetëm rrallë në ndonjë rajon mund të paraqitet ndonjë rigë e dobët shiu.
Temperaturat do të shënojnë rritje, duke u luhatur nga 1 gradë Celsius minimalja deri në 18 gradë Celsius maksimalja.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të jenë në rritje, ndërsa vetëm në disa zona të izoluara mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Në përgjithësi, dita pritet të jetë e këndshme dhe tipike pranverore.

