Të mërkurën në Kosovë pritet mot me vranësira dhe intervale kohore me diell paradite. Mëngjesi do të karakterizohet me acar kryesisht të lehtë.
Gjatë pasdites parashihet dendësim i vranësirave, i shoqëruar me reshje lokale shiu, ndërsa vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rrebesh afatshkurtër, duke mos përjashtuar raste të izoluara me bubullimë.
Temperaturat do të lëvizin nga -2°C në mëngjes deri në rreth 11°C gjatë ditës.

