Të mërkurën në Kosovë pritet mot plotësisht i vranët me reshje të shpeshta shiu. Gjatë ditës reshjet mund të jenë lokale dhe vende-vende intensive, me mundësi për rrebeshe të fuqishme shiu, vetëtima dhe bubullimë.
Pasdite vonë dhe në mbrëmje, me depërtimin e frontit të ftohtë polar, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme dhe reshjet e shiut do të shndërrohen gradualisht në borë. Reshje bore priten në të gjithë vendin, me krijim të shtresave lokale.
Temperaturat maksimale deri në 12°C, ndërsa në mbrëmje rënie e shpejtë me erëra të ftohta veriore.

