Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“E pamundura ndodhi” – Agron Shehaj reagon pas suksesit të Partisë Mundësia në zgjedhjet e 11 majit

Qendra Info by Qendra Info
17/05/2025
in Lajme
0
“E pamundura ndodhi” – Agron Shehaj reagon pas suksesit të Partisë Mundësia në zgjedhjet e 11 majit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, ku partia e tij arriti të sigurojë dy mandate parlamentare. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shehaj ka ndarë një foto me ekipin e tij dhe ka deklaruar se “e pamundura ndodhi”, duke e cilësuar rezultatin si thyerje të një “muri të pakalueshëm”.

“Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, sistemit të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet dhe propagandës së pushtetit, ne luftuam, u përballëm dhe ia dolëm”, u shpreh Shehaj.

Sipas tij, mbi 50 mijë qytetarë i dhanë besimin Partisë Mundësia, pa premtime boshe, pa pazare dhe pa kompromise. Ai theksoi se ky sukses është vetëm fillimi dhe se puna e vërtetë nis tani.

“Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë”, deklaroi ai.

Shehaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që besojnë në ndryshim t’i bashkohen Partisë Mundësia, duke e konsideruar këtë forcë politike si opozita e shekullit 21 – e ndershme, moderne, dhe e vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Në fund të reagimit, ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje: votuesit, kandidatët, vëzhguesit, koordinatorët, mbështetësit në Shqipëri dhe diasporë, si dhe ambasadorët e Partisë Mundësia.

Related

Previous Post

Robotaksi Waymo: Fillimi i një revolucioni në transportin urban

Next Post

Dramë në sekondat e fundit të javës së fundit të Bundesligës – Dortmund kap Championsin, Leipzig mbetet jashtë Evropës

Next Post
Dramë në sekondat e fundit të javës së fundit të Bundesligës – Dortmund kap Championsin, Leipzig mbetet jashtë Evropës

Dramë në sekondat e fundit të javës së fundit të Bundesligës – Dortmund kap Championsin, Leipzig mbetet jashtë Evropës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.