E premtja në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale. Rrallëherë, në disa zona, mund të ketë reshje shumë të dobëta, kryesisht në formë të ndonjë rige shiu gjatë orëve të mëngjesit ose mbrëmjes.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 11 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, dita e premte sjell mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira të herëpashershme. Reshje të rralla shiu mund të shfaqen vetëm lokalisht, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje në nivel rajonal.

