E premte, pas acarit të fortë të mëngjesit, nga Mesdheu do të depërtojnë vranësira me reshje të pakta lokale të përziera: borë, shqotë, shi të ngrirë dhe shi. Në mbrëmje, nga Dukagjini pritet intensifikim i reshjeve të shiut, të cilat do të përfshijnë edhe pjesë të Rrafshit të Kosovës. Në disa zona, për shkak të mbetjeve të ajrit të ftohtë, reshjet mund të jenë të përziera me borë dhe akull.
Erërat jugore dhe jugperëndimore do të zbusin acarin dhe do të rrisin temperaturat. Maksimalet deri në 5–6°C, ndërsa minimalet nga -4 deri në -9°C, lokalisht edhe më të ulëta.

