E premtja në Kosovë do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare.
Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, vende-vende i shoqëruar me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës moti do të mbetet stabil pa ndryshime të theksuara atmosferike.
Temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të zbresin deri në –4 gradë Celsius në disa zona, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 9 gradë Celsius.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, dita e premte sjell mot të qëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Në të gjitha këto rajone nuk priten ndryshime të ndjeshme të kushteve atmosferike, duke vijuar mot kryesisht stabil.

