E premtja do të vijë me një mot tipik dimëror në Kosovë: vranësira të dendura, temperatura të ulëta dhe reshje të herëpashershme në zona të ndryshme të vendit.
Gjatë ditës priten reshje të dobëta atmosferike – fjolla bore, pika të dobëta shiu dhe lokalisht edhe shi i ngrirë, sidomos në ultësira.
Pasdite dhe në mbrëmje parashihet një valë më e dukshme reshjesh të përziera:
-
në Dukagjin, kryesisht shi i dobët;
-
në pjesën tjetër të Kosovës, më së shumti shqotë, borë dhe në disa zona edhe shi i ngrirë.
Në disa rajone kodrinore e malore mund të krijohet një shtresë e hollë, dekorative bore, ndërsa në ultësira reshjet do të jenë më të kufizuara.
Temperaturat maksimale do të luhaten nga 3°C në Rrafshin e Kosovës deri në 6°C në Dukagjin, duke e bërë të premten një nga ditët më të ftohta të javës.

