Kosova sot po përballet me një mot të paqëndrueshëm, të shoqëruar me rënie temperaturash, më shumë vranësira dhe reshje lokale shiu. Sipas parashikimeve, riga dhe rrebeshe të shoqëruara herë pas here me vetëtima dhe bubullima do të jenë më të theksuara gjatë orëve të pasdites.
Megjithatë, parashikohet që në disa zona të ketë edhe intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat do të luhaten nga 11°C minimalja deri në 23°C maksimalja.