Të shtunën në Kosovë pritet mot stabil dhe kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe në disa zona mund të ketë ngrica, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë i ngrohtë dhe me karakter pranveror.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës mund të arrijnë deri në 17 apo 18 gradë Celsius.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot stabil dhe me diell. Megjithatë, në Shqipëri mund të ketë pak më shumë vranësira, sidomos në jug të vendit, ku nuk përjashtohen edhe reshje të dobëta lokale.

