E shtuna në Kosovë do të nisë me mjegull në shumë rajone, veçanërisht në lugina dhe zona të ulëta. Gjatë ditës priten intervale kohore me diell në pjesën më të madhe të vendit, megjithatë mjegulla do të mbetet e pranishme në disa zona edhe gjatë orëve të ditës.
Temperaturat minimale në mëngjes pritet të zbresin deri në –3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, dita e shtunë do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm. Parashihen intervale me diell dhe vranësira lokale, ndërsa në orët e mëngjesit mjegull do të ketë në disa zona të caktuara. Gjatë ditës moti do të mbetet kryesisht stabil.

