E shtuna në Kosovë pritet të sjellë mot me vranësira, reshje të pakta lokale shiu e bore, si dhe intervale kohore me diell, sidomos gjatë orëve të pasdites.
Sipas parashikimeve, temperaturat do të fillojnë të bien, veçanërisht pasdite dhe në mbrëmje, si pasojë e erërave më të ftohta nga verilindja, të cilat paralajmërojnë mundësi për reshje bore gjatë ditës së diel.
Temperatura maksimale pritet të arrijë rreth 8 gradë Celsius, kryesisht në rajonin e Dukagjinit.

