Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më i ftohtë. Në disa zona parashihen reshje të pakta shiu, shqote dhe bore.
Temperaturat do të shënojnë ulje, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë deri në 6 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi moti do të jetë me vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell. Reshjet do të jenë lokale, ndërsa në disa zona të Shqipërisë priten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.

