Në Kosovë, e shtuna do të karakterizohet nga mot stabil, me diell dhe temperatura të larta. Sipas parashikimeve, vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale, ndërsa termometri do të lëvizë nga 13 gradë Celsius në orët e hershme të mëngjesit, deri në 30 apo 31 gradë Celsius gjatë ditës.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, moti parashihet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vranësirat do të shfaqen kryesisht në zonat malore, ku në raste të izoluara mund të ketë reshje të dobëta shiu.