E shtuna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Do të ketë vranësira të shpeshta, por edhe mundësi për intervale kohore me diell.
Reshjet e shiut do të jenë kryesisht afatshkurtra dhe lokale, me gjasë më të madhe për paraqitje në disa pjesë të Dukagjinit.
Temperaturat nuk pritet të shënojnë ndryshime të mëdha. Vlerat minimale do të lëvizin rreth -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.
Në Shqipëri, e shtuna sjell më shumë vranësira dhe reshje shiu, sidomos në veri dhe veriperëndim të vendit. Lokalisht reshje mund të ketë edhe në disa zona tjera, por jo në të gjithë territorin.

