Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Kulturë

E vërteta mbi “braktisjen në azil” e Nderit të Kombit, Tinka Kurti!

08/04/2025
in Kulturë
Reading Time: 3 mins read
E vërteta mbi “braktisjen në azil” e Nderit të Kombit, Tinka Kurti!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Orët e fundit, ka shpërthyer një “ndjeshmëri” e lartë për Nderin e Kombit, aktoren unikale, shkodranen Tinka Kurti. Shumë vetë po i qajnë hallin se “aktorja shumë e dashur për publikun, Tinka Kurti po i kalon vitet e saj në një shtëpi të moshuarish në Tiranë.”. Kjo “ndjeshmëri” lindi, pasi në puntatën e një nate më parë të “Big Brother”, Tinka Kurti u shfaq në ekran duke dhënë një mesazh për aktorin pjesëmarrës në show Laert Vasili, ndërsa rrëfeu se tashmë jetonte në një azil.

“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur. Më vjen shumë mirë kur iu kushtoheni shumë artistave, sepse jemi të numëruar në jetë tani. Ja na iku Margarita. Na la një dhimbje të madhe. Për mua ka qenë tronditje e madhe, sepse unë kam fituar nga ajo. Ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kemi frymën e fundit”, tha ajo.

Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Tinka Kurti nuk është braktisur nga familjarët apo të afërmit e saj, nga Shkodra e deri në Kanada. Dhjetra dyer familjarësh e të afërmish të saj, janë të hapura katërkapakësh, bashkë me zemrat. Ka qenë një zgjedhje e kahershme e Zonjës së madhe të artit shqiptar dhe Tinka, e ka thënë edhe publikisht, për ata që kanë veshë për ta dëgjuar.

E ka deklaruar edhe pas kthimit nga Kanadaja në një rast, kur ajo vizitoi dhe qëndroi disa kohë në familjen e djalit të saj të vetëm, Zef Kurti, i cili u nda nga jeta në fillim të vitit 2018. Do të ishte mirë që, media tradicionale apo media online, të pyesin para së shkrujanë, duke rënduar pa të drejtë, edhe familjarë apo të afërm të saj nga Shkodra deri në Kanada. Ata që janë të vëmendshëm dhe kanë kujtesë, mund të kujtojnë se Tinka e madhe, ka refuzuar ceremoni, festa apo edhe tituj, edhe në skenën e teatrit “Migjeni”, ku gjurmët e saj janë e do të jenë të pashlyeshme. Edhe shteti, për hir të realitetit, për këtë aktore unikale, ka bërë maksimumin e mundshëm për ta mbështetur, me të gjitha hapësirat.

Pavarësisht zgjedhjes së saj për vitet e pleqërisë, Tinka Kurti vazhdon të kujtohet e vizitohet nga mjaft miq e mikesha edhe aty ku ka zgjedhur të jetojë, sigurisht, edhe nga familjarë, të afërm të familjes Kurti e përtej, nga Shkodra deri në Kanada. Sepse ata që e njohin mirë, nga afër dhe prej vitesh, e dinë se sa e vështirë deri në pamundësi, ti imponohet një zgjedhje jashtë dëshire Tinkës.

Për vetë moshën, mbase edhe zgjedhjet e saj, hera e fundit që Tinka Kurti u shfaq në publik ishte më 3 prill për homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Karriera prej 60 dekadash e Tinkës përfshin më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore, duke e bërë ikonë të skenës dhe ekranit. Kjo dalje, mesa duket nxiti edhe reagimet aspak të denja të shumëkujt, në mungesë të informacionit, me apo pa dashje, mbase edhe për të marrë disa klikime më shumë. Megjithatë, jetë të gjatë Tinkës tonë kombëtare! /ShkodraWeb/

Related

Previous Post

‘VVLEN shkoi për lesh’ – Mexhiti thërret Taravarin të reflektojë pasi ky s’ia vari: Me ne ose me BDI

Next Post

Zbardhet agjenda për seancën konstituive

Next Post
Zbardhet agjenda për seancën konstituive

Zbardhet agjenda për seancën konstituive

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Pse Amerika po gërryen një mal në Dakotën e Jugut

Pse Amerika po gërryen një mal në Dakotën e Jugut

09/07/2025
Murali Diellor më i Madh në Botë Kthen një Ndërtesë në Gjenerator Gjigant të Energjisë në Kanada

Murali Diellor më i Madh në Botë Kthen një Ndërtesë në Gjenerator Gjigant të Energjisë në Kanada

09/07/2025
Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

09/07/2025
Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, myslimanët në Shqipëri nuk përbëjnë më shumicën

Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, myslimanët në Shqipëri nuk përbëjnë më shumicën

09/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Pse Amerika po gërryen një mal në Dakotën e Jugut

Pse Amerika po gërryen një mal në Dakotën e Jugut

09/07/2025
Murali Diellor më i Madh në Botë Kthen një Ndërtesë në Gjenerator Gjigant të Energjisë në Kanada

Murali Diellor më i Madh në Botë Kthen një Ndërtesë në Gjenerator Gjigant të Energjisë në Kanada

09/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info