Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Edhe në Gjinekologji, publikohen pamje që ngrenë shqetësime për kushtet në QKUK.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
Edhe në Gjinekologji, publikohen pamje që ngrenë shqetësime për kushtet në QKUK.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këto pamje vijnë pikërisht në ditën që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, publikoi një video në të cilën paraqiste gjendjen në disa klinika të QKUK-së si të mirë, duke përfshirë edhe Gjinekologjinë.

Pas publikimit të pamjeve skandaloze nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, qytetarët kanë nisur të dërgojnë në media fotografi që pasqyrojnë gjendjen e rëndë edhe në klinika të tjera të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Fotografitë e dërguara tregojnë kushte të mjerueshme në disa reparte, ndërsa ndër denoncimet është edhe Klinika e Gjinekologjisë, ku gratë kryejnë procesin e lindjes.

Këto pamje vijnë pikërisht në ditën që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, publikoi një video në të cilën paraqiste gjendjen në disa klinika të QKUK-së si të mirë, duke përfshirë edhe Gjinekologjinë.

 

Megjithatë, fotografitë e publikuara nga qytetarët paraqesin një realitet krejtësisht tjetër, duke ngritur pikëpyetje për kushtet në të cilat trajtohen pacientët në institucionin më të madh shëndetësor publik në vend.

Ndërkohë, QKUK-ja ka njoftuar sot se ka themeluar një komision për të trajtuar gjendjen e krijuar në Klinikën e Pediatrisë, pas publikimit të pamjeve që shkaktuan reagime të shumta në opinion.

Sipas njoftimit zyrtar, është suspenduar një punëtor teknik, ndërsa masa disiplinore janë ndërmarrë edhe ndaj katër infermierëve.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka formuar një komision ad-hoc për të zhvilluar hetim administrativ lidhur me rastin e raportuar në Klinikën e Pediatrisë, pas shqetësimeve të ngritura publikisht nga një familje për trajtimin e fëmijës së tyre.

“Drejtori i QKUK-së ka marrë vendim për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili po zhvillon një hetim të plotë administrativ për të verifikuar të gjitha rrethanat e rastit. Hetimi do të përfshijë shqyrtimin e pretendimeve lidhur me trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, si dhe çdo lëshim eventual, nga ato menaxheriale deri te ato teknike”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

QKUK bën të ditur se gjatë verifikimeve fillestare janë konstatuar disa parregullsi, përfshirë edhe ato të pasqyruara në fotografitë e publikuara.

Për këtë arsye, janë dhënë vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin hierarkik menaxherial, ndërsa është suspenduar përkohësisht një punëtor i shërbimeve teknike.

Related

Previous Post

Zhduket një person nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve.

Next Post

Pritjet deri në 5 minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës.

Next Post
Pritjet deri në 5 minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet deri në 5 minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.