Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ndodhet në Aman të Jordanisë, ku është pritur nga Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein. Në një deklarim publik, Rama u shpreh se ndihet i nderuar nga mikpritja e veçantë e monarkut jordanez, të cilin e cilësoi si një lider me respekt të gjerë në arenën ndërkombëtare dhe një mik të veçantë të Shqipërisë.
Vizita vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Jordanisë, me fokus në bashkëpunimin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë. Kryeministri theksoi rëndësinë e kësaj miqësie dhe vlerësoi rolin e Mbretit Abdullah II në stabilitetin e rajonit dhe dialogun ndërkombëtar.
Rama pritet të zhvillojë takime të tjera zyrtare gjatë qëndrimit në Aman.

