Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Pavarësisë, përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkroi Rama, duke shoqëruar urimin me simbolet kombëtare.
Udhëheqësit shqiptarë tradicionalisht bëjnë urime në këtë ditë historike, ndërsa në të gjithë vendin janë parashikuar aktivitete për 28 Nëntorin – ditën që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

