Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Edukatorja e kopshtit dënohet me 11 muaj burg e 6 mijë euro gjobë: I tërhiqte për flokësh dhe i përplaste për dysheme 2-vjeçarët.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/05/2026
in Category
0
Edukatorja e kopshtit dënohet me 11 muaj burg e 6 mijë euro gjobë: I tërhiqte për flokësh dhe i përplaste për dysheme 2-vjeçarët.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me 11 muaj burgim, gjashtë mijë euro gjobë dhe pesë vite dënim plotësues një edukatore të një kopshti në Ferizaj, për veprat penale “keqtrajtim apo braktisja e fëmijës dhe lëndimi i lehtë trupor”, shkruan Reporteri.net.

Sipas Gjykatës, e pandehura M.A., akuzohet se më datë 4 nëntor 2025 dhe 5 nëntor 2025, në vazhdimësi, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në një kopsht të fëmijëve në Ferizaj, ka keqpërdor të drejtat e saj të cilat i kishte si edukatore, e të cilës i ishin besuar në ruajtje, edukim dhe kujdes dy fëmijët e moshës 2 vjeçar.

Aty thuhet se i detyronte me dhunë për të fjetur, i tërhiqte për flokësh dhe i përplaste për dysheme.

“… pra me dashje i ka keqtrajtuar ata duke përdorur masa fizike dhe mendore, duke i detyruar me dhunë për të fjetur, duke i shtyrë, tërhequr për flokë dhe përplasur për dysheme të dëmtuarit – fëmijët, me të cilin veprim ka kryer në vazhdim veprën penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më datë 5 nëntor 2025, e njëjta akuzohet se në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në Ferizaj, “ e sulmon me dashje njërin të dëmtuar fëmijë dy vjeçar, pra viktimë e ndjeshme, i cili asaj i`u kishte besuar në ruajtje, edukim dhe kujdes në atë mënyrë që e kap për flokë e tërheqë duke i`a dëmtuar – shkulur flokët si dhe duke i`a dëmtuar lëkurën në atë pjesë të kokës, pra duke i shkaktuar lëndime të lehta trupor – gjendje pas kontuzionit (ndrydhjes) në kokë, lëndime këto të përshkruara në akt ekspertimin mjeko – ligjor të datës 25 nëntor 2025, me të cilin veprim ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt”, përfundon njoftimi.

 

Related

Previous Post

Mustafa për vdekjen e Alush Gashit: Më qëndroi pranë në momentet më të vështira të jetës.

Next Post

Mërgim Lushtaku shfaqet pranë stacionit policor në Skenderaj.

Next Post
Mërgim Lushtaku shfaqet pranë stacionit policor në Skenderaj.

Mërgim Lushtaku shfaqet pranë stacionit policor në Skenderaj.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.