Dje, Ejup Maqedonci nënshkroi një kontratë kornizë me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake AM General. Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si dhe automjete mbështetëse, pjesë rezervë, shërbime mirëmbajtjeje dhe trajnime për operim dhe mirëmbajtje.
Me këtë investim, ushtria jonë kalon në një fazë të re zhvillimi, duke rritur fuqinë e zjarrit për distanca të largëta.
Ky hap shënon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, ndërtimin e një ushtrie moderne dhe të aftë, e cila është e ndërveprueshme me aleatët strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon.


