Ekskluzivisht për Qendra.Info, burime të sigurta pranë Ramiz Lladrovi bëjnë me dije se në rast se nuk arrihet një marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryesinë e saj, Lladrovi mund të dalë në zgjedhjet e ardhshme nacionale me një listë të pavarur.
Ky zhvillim i mundshëm pritet të ndikojë në balancën e forcave politike dhe mund të shkaktojë një ndarje të votave brendaPartis Demokratike të Kosovës. Ende nuk ka detaje zyrtare për përbërjen e listës apo strategjinë e fushatës, por vendimi pritet të merret pas konsultimeve të brendshme me bashkëpunëtorët e tij./Qendra.INFO

