Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Elon Musk shet aksione të Teslas me vlerë prej 4 miliardë dollarësh

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
09/11/2022
in Ballina
0
Elon Musk shet aksione të Teslas me vlerë prej 4 miliardë dollarësh
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shitur 19.5 milionë aksione në një transaksion me vlerë 3.95 miliardë dollarë.

Lëvizja e Muskut vjen pas blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë.

Ai ka shitur rreth 20 miliardë dollarë të aksioneve në Tesla që kur investoi fillimisht në Twitter në muajin prill.

“Në rastin që Twitter detyron që kjo marrëveshje të mbyllet, dhe nëse disa nga partnerët nuk e arrijnë këtë, është e rëndësishme të shmangni një shitje urgjente të aksioneve të Teslas”, pati shkruar ai në Twitter.

Musk, i cili është njeriu më i pasur në botë, tani ka rreth 135 milionë aksione në Tesla.

Shitja erdhi vetëm disa javë pasi Tesla raportoi 3.3 miliardë dollarë fitim dhe 21.45 miliardë dollarë të ardhura për tremujorin e tretë – duke qenë poshtë pritjeve të Wall Streetit – që shkaktoi një rënie prej 4 për qind në ditë. Vlera e Teslas ka rënë rreth 46 për qind këtë vit, por pasuria neto e Muskut mbetet pak më pak se 200 miliardë dollarë.

Miliarderi ishte zotuar të financonte vetë blerjen e Twitterit, por vazhdoi të merrte mbështetje në formën e 7 miliardë dollarëve nga investitorët duke përfshirë Larry Ellisonin nga Oracle dhe platforma e kriptovalutave Binance. Një konsorcium i bankave gjithashtu huazoi 13 miliardë dollarë për të financuar marrëveshjen.

Pas përfundimit të blerjes së rrjetit social, Musk shkarkoi shefat ekzekutiv dhe disa drejtues të lartë, përpara se të pushonte gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë.

Në ditët e para të blerjes, ka pasur raporte se kompania kërkoi të ri-punësonte disa punonjës pasi kuptoi se rolet e tyre ishin të nevojshme për të mbajtur në funksionim e platformës ose për të zbatuar disa nga ndryshimet e propozuara të Muskut.

Related

Previous Post

Kurti: 5 mijë të punësuar do të regjistrojnë popullatën

Next Post

Qeveria miratoi “buxhetin më të madh në histori të Kosovës” por ende s’ka ligj të pagave

Next Post
Qeveria miratoi “buxhetin më të madh në histori të Kosovës” por ende s’ka ligj të pagave

Qeveria miratoi “buxhetin më të madh në histori të Kosovës” por ende s’ka ligj të pagave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.