Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 800 milionë dollarë në portin e Tartusit në Siri

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2025
in Lajme
0
Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 800 milionë dollarë në portin e Tartusit në Siri
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Siria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kompaninë shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, DP World, për një investim prej 800 milionë dollarësh në portin strategjik të Tartusit, në përpjekje për të ringjallur ekonominë e rrënuar nga lufta civile disavjeçare.

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, marrëveshja u arrit menjëherë pas njoftimit për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë, vendim i bërë publik nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë një vizite në Arabinë Saudite.

Investimi parashikon ndërtimin dhe operimin e një terminali shumëfunksional në portin e Tartusit, si dhe bashkëpunim në zhvillimin e zonave industriale dhe të tregtisë së lirë. Marrëveshja është nënshkruar nga DP World, një degë e Dubai World, korporatë shtetërore investimesh nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky është një ndër zhvillimet më të rëndësishme ekonomike për Sirinë në vitet e fundit, teksa vendi përpiqet të tërheqë investime të huaja për të rimëkëmbur infrastrukturën dhe ekonominë e shkatërruar.

Marrëveshja vjen në të njëjtën javë kur Presidenti Trump njoftoi heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, duke deklaruar se vendimi ishte marrë pas bisedimeve me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, dhe Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan – dy liderë që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur normalizimin e marrëdhënieve me Damaskun.

Gjatë vizitës në Riad, Trump u takua edhe me presidentin e ri të Sirisë, Ahmed Al-Shar, një figurë kontroverse dhe ish-militant i kërkuar më parë nga SHBA, i cili ka marrë drejtimin e vendit pas përmbysjes së Bashar al-Assad.

Ky zhvillim shënon një moment kthese në diplomacinë rajonale dhe ekonominë siriane, duke sinjalizuar mundësinë e një normalizimi më të gjerë në marrëdhëniet mes Sirisë dhe vendeve arabe.

Related

Previous Post

YouTube prezanton reklama të reja me ndihmën e inteligjencës artificiale

Next Post

Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Next Post
Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.