Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: “Partia ka nevojë për garë të hapur dhe platforma serioze”

Qendra Info by Qendra Info
14/11/2025
in Lajme
0
Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: “Partia ka nevojë për garë të hapur dhe platforma serioze”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar sot nga Kryesia e PDK-së që të shtyjë Konventën e partisë për zgjedhjen e kryetarit, duke argumentuar se një parti serioze nuk mund të organizojë një proces politik dhe përmbajtësor në një kohë kaq të shkurtër.

Hoxhaj ka theksuar se shtyrja e Konventës do t’i jepte mundësi anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe çështje serioze që prekin vendin. Ai shton se kjo do të rrisë cilësinë e konkurrencës ndërmjet platformave dhe do të sigurojë një garë më të hapur dhe më demokratike.

“Nguti aktual nuk garanton garë cilësore, as reformim dhe unitet të domosdoshëm për PDK-në në këtë kohë. Më shumë se një kandidaturë është mundësi për delegatët që të zgjedhin lirisht dhe ndihmon në pasurimin e platformave individuale, duke çuar në ndërtimin e një platforme të përbashkët për PDK-në”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar kundërshtimin e tij ndaj çdo imponimi dhe skeme të mundshme që mund të orientojë garën ose të shpërfillë bazën dhe delegatët. “PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra; ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’i hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, ka përfunduar Hoxhaj.

Related

Previous Post

Vdekje në rrethana të dyshimta në Gjilan

Next Post

Qeveria nis ekzekutimin e pensioneve të rritura: Pensioni Bazik shkon në 150 euro

Next Post
“​Rritja ekonomike është ngadalësuar”, Murati: Po hyjmë në dimër pa e pasur të qartë mungesën e energjisë

Qeveria nis ekzekutimin e pensioneve të rritura: Pensioni Bazik shkon në 150 euro

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.