Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Category

Erion Veliaj paguan 300 mijë dollarë kapar për të shpëtuar lëkurën në SHBA

25/03/2025
in Category
Reading Time: 3 mins read
Erion Veliaj paguan 300 mijë dollarë kapar për të shpëtuar lëkurën në SHBA
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga qelia e burgut në Durrës, ku ndodhet prej 10 shkurtit, kryebashkiaku i Tiranës ka nisur një operacion të shtrenjtë shpëtimi. Me një kontratë të firmosur më 1 mars me studion ligjore Kasowitz Benson Torres, dhe të publikuar më së pari nga Kapitali.al, Veliaj ka vendosur të luftojë ndalimin e tij nga SPAK jo vetëm në gjykatat shqiptare, por edhe në korridoret e pushtetit në SHBA. Kostoja? Një kapar prej 300 mijë dollarësh, të cilin nuk e ka paguar vetë, por vëllai i tij, Arbër Veliaj, siç rezulton në dokumentet e publikuara në regjistrin FARA të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

SPAK po heton kompaninë ONE për lidhje korruptive me Veliajn

Por çfarë ka blerë saktësisht Veliaj me këtë shumë marramendëse?

Kontrata parashikon një “këshillë ligjore, mediatike dhe strategjike në lidhje me ndalimin e Erion Veliajt nga autoritetet shqiptare”. E përkthyer në gjuhën e thjeshtë: një përpjekje për të ndërhyrë, me mjete të ligjshme e të tjera, për ta nxjerrë nga burgu.

Por misioni i studios nuk mbaron me ligjin. Dokumenti hap qartësisht derën e lobimit në SHBA:

“Shërbimet mund të përfshijnë potencialisht komunikime në emër të klientëve me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera në Degën e Ekzekutivit dhe në disa raste marrëdhëniet me publikun në lidhje me sundimin shqiptar të ligjit dhe qeverinë shqiptare.” thuhet në kontratë.

Pra, nëse dikush pyet çfarë e lidh SPAK-un me Departamentin e Shtetit, përgjigjja është e thjeshtë: një faturë deri në 1950 dollarë për orë.

Sepse aq paguhet Daniel J. Fetterman, avokati kryesor i çështjes sipas kontratës. Dy të tjerët në ekipin e tij janë Brian S. Choi me një tarifë 1275 $ në orë, dhe Richard Pinal, më modest – vetëm 500 $ në orë.

Ndërkohë, më 10 mars, në qelinë e Durrësit shfaqet një tjetër figurë: Joshua Robert, avokat i studios amerikane, i cili, pavarësisht përpjekjes për të marrë pjesë në seancën për masën e sigurisë një ditë më pas, u ndalua me vendim të GJKKO-së.

Në dalje, ai doli publikisht për të denoncuar arrestimin e klientit të tij si një atentat ndaj demokracisë në stilin amerikan:

“Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA,” deklaroi avokati Roberts.

Por çështja është se Roberts nuk është i përfshirë zyrtarisht në kontratë si avokat kryesor i Veliajt. Ai është më shumë si “ambasador i çështjes”, ndërsa loja e vërtetë bëhet në zyrat me tarifë të kripur të Kasowitz-it.
Kontrata është gjithsesi elastike: nëse shërbimet e kryera kushtojnë më pak se kapari, diferenca do t’i kthehet sërish Veliajt. Por kush beson se tre avokatë me tarifa mesatare 1300 $ në orë do të mbyllin punë për më pak se 300 mijë dollarë, duhet të ketë studiuar buxhetin e bashkisë, jo të një firme të elitës ligjore në SHBA.

Interesante është se para tij, lobimin në SHBA e ka tentuar si rrugë shpëtimi edhe Saimir Tahiri me 20 mijë dollarë, Adriatik Llalla me 10 mijë dollarë dhe Arben Ahmetaj me 150 mijë dollarë. Kjo e Veliajt është shuma më e madhe e paguar deri tani përtej oqeanit. Mbetet për t’u parë nëse telashet me drejtësinë shqiptare do të zgjidhen me një kurë amerikane./Lapsi.al

Related

Previous Post

FOTO / “Përbindësha fantazmë”… Prezantohen nëndetëset e reja bërthamore britanike

Next Post

Kush është shqiptari misterioz që kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës

Next Post
Kush është shqiptari misterioz që kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës

Kush është shqiptari misterioz që kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

05/07/2025
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

05/07/2025
Para seancës, shtohen policët dhe kontrolli përreth objektit të Kuvendit

Para seancës, shtohen policët dhe kontrolli përreth objektit të Kuvendit

05/07/2025
“Shqipëria, portë e Ballkanit për SHBA”/ Bushati: Marco Rubio do të vijë në Tiranë

“Shqipëria, portë e Ballkanit për SHBA”/ Bushati: Marco Rubio do të vijë në Tiranë

05/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

05/07/2025
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

05/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info